Myslimanët festojnë sot Kurban Bajramin, qindra besimtarë falin namazin në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festen e Kurban Bajramit.

Që në orët e para të mëngjesit mijëra besimtare këtë të martë kane falur namazin në sheshin “Skëndërbej”.

Gjatë faljes se Kurban Bajramit, klerikët myslimanë bënë apel për më shumë paqe, dashuri mes njerëzve dhe ndihmë ndaj personave në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu në fjalën e tij ka theksuar dhe ka kërkuar më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi një botë e globalizuar dhe kërkon sa më shumë për të përballuar sfidat. Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë ndër të tjera Spahiu.

Pas faljes besimtarët e pranishëm shkëmbyen mesazhe të shumta urimi ndërmjet tyre.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?