Mziu: Socialistët vodhën forcërisht institucionin e Bashkisë së Kamzës
Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu në një postim në facebook, shkruan se sot socialistët morën me dhunë Bashkinë e Kamzës.
“Vidhet forcerisht nga Socialistet, institucioni i Bashkise Kamez. Ne oren 16.05 minuta Keshilltaret qe u betuan se do te japin kontributin e tyre per te miratuar vendime te rendesishme per qytetaret e Kamzes, te ndihmuar nga militantet e Partise Socialiste dhe Personalisht nga Shefi i Komisariatit Nr.5 Sali Skura dhe ndihmesit e Tij thyen xhamat e deres se jashtme dhe duke shperthyer ate me force duke treguar se me cfare qeverisje lokale do te perfaqesohet qyteti i Kamzes”, – shkruan Mziu.
KOHA JONË SONDAZH

