FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndahet nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës

Është ndarë nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla. Infarkti i ka marrë jetën kryebashkiakut. Memolla mbante postin e kryebashkiakut të Rrogozhinës, prej 30 qershor të 2019, pasi u zgjedh në zgjedhjet lokale.

Mësohet se 52-vjeçari mesditën e sotme ka qenë në qytetin e Peshkopisë, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen Rrogozhinë-Peshkopi.

Pasi ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Memolla së bashku me kryetarin e bashkisë së Peshkopisë, Dionis Ymeraj ata janë larguar për të pirë një kafe aty pranë, por Memolla ka ndjerë një dhimbje në kraharor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Peshkopisë por nuk ka mundur që të mbijetojë duke u shuar në moshën 52-vjeçare. Ai ka mbaruar arsimin e lartë për inxhinieri agrare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?