Ndarja nga jeta e Jankut, Presidenti Meta: Shembull i edukimit të brezave të rinj
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar të futbollit, Mikel Janku.
Në mesazhin e postuar në facebook, Kreu i Shtetit, duke e cilësuar si aviator ka vlerësuar punën që la pas si mësues i brezave të rinj me vlerat më të mira sportive.
”Mikel Janku do të kujtohet me nderim, jo vetëm për kontributin si titullar i “Partizanit” të madh të atyre viteve dhe i ekipit kombëtar, por edhe si shembull i qytetarisë dhe edukimit të brezave të rinj me vlerat më të mira sportive e njerëzore. U prehsh në paqe, në lartësitë e pafundme aviator ynë i dashur”,-shkruan Presidenti Ilir Meta në facebook.
Postimi i plotë
Ndaj sot dhimbjen e thellë bashkë me familjen Janku, miqtë e të afërmit dhe mbarë sportdashësit, për ndarjen nga jeta të Mikel Jankut, këtij personaliteti të shquar, të futbollit e sportit dhe gazetarisë sportive. Mikel Janku do të kujtohet me nderim, jo vetëm për kontributin si titullar i “Partizanit” të madh të atyre viteve dhe i ekipit kombëtar, por edhe si shembull i qytetarisë dhe edukimit të brezave të rinj me vlerat më të mira sportive e njerëzore. U prehsh në paqe, në lartësitë e pafundme aviator ynë i dashur!
KOHA JONË SONDAZH

