FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndarja nga jeta e Shyqyri Rrelit, reagon Presidenti Meta: Trajner i arritjeve historike

Dita e martë ka nisur me një lajm të hidhur për botën e futbollit. Është ndarë nga jeta sot Shyqyri Rreli, ish-trajneri i kombëtares. Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Rreli dhe gjithë botën e futbollit dhe sportit shqiptar.

“Sot u nda nga jeta një personalitet i jashtëzakonshëm i sportit dhe i futbollit kombëtar Prof.Shyqyri Rreli. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të zhvillimit të sportit e në veçanti futbollit. Kontributi i tij i gjithanshëm si një futbollist kampion, por edhe si një trajner i arritjeve historike në drejtim të Ekipeve Shpresa në nivelet më të larta ndërkombetare, të Ekipit Kombëtar dhe të ekipit të jashtëzakonshem të Tiranës (17 Nëntori) të viteve ’80, meriton nderim dhe respekt”, shkruan në postimin e tij në Facebook Presidenti Meta.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2711215548924701/?type=3&theater

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?