FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndiqni konferencën LIVE të Kryeministrit Rama (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë live në rrjetet sociale me pyetje nga qytetarët.

Pyetjet janë dërguar nga qytetarët gjatë 4 ditëve të fundit. Kryeministri ka zgjedhur që përgjigjet t’i japë live në Facebook.

Kultivimi masiv i kanabisit, papunësia, korrupsioni… Këto janë disa nga çështjet kryesore për të cilat po e pyesin kryeministirn Edi Rama, ndjekësit e tij në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama foli fillimisht për reformën në drejtësi. Ai tha se Vetingu do të kalojë me 84 vota,  pasi PD-ja është kundër.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot pasdite ka një seancë të posaçme të Kuvendit për të kaluar ligjin e vetingut. I hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi. I hap rrugën spastrimit të sistemit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Për fat të keq nuk e kemi konsensusin e PD­-së. Vetingu në Kuvend do të kalojë me 84 vota…ose më shumë”,- u shpreh Kryeministri.

Kreu i qeverisë ka folur dhe për temën e funksionimit të koalicionit qeverisës. Ai tha se koalicioni duhet parë në disa nivele. Niveli i parë, sipas Ramës, është ai i funksionimit në terren. Kryeministri tha se ka jo pak probleme në këtë fazë. Por ajo që e është më e rëndësishme ka të bëjë më funksionimin e koalicionit në tersi. Rama tha se koalicioni ka realizuar shumë reforma.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10153970798011523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?