“Ndjesë Kosovës”, Manjani: T’rujt zoti shëndetin, i thonë kësaj pune
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për sjelljen agresive të kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit Ilir Meta. Rama reagoi ashpër dhe e sulmoi Presidentin Ilir Meta pak më herët, pasi ky i fundit nuk i dekretoi kandidatin e zgjedhur për ministër të Jashtëm, Gent Cakajn.
“Ndjesë Kosovës”, thotë zotëria! – ironizon Manjani, duke cituar mesazhin e Ramës në Twitter. – Po për çfarë?! Që ai është në anën e Vuçiçit në dialogun e kufijve?! Apo, që u ka shtrenjtuar kosovarëve daljen në det?! Jo jo, qënka për mosdekretimin e Gent Cakajt… T’rujt zoti shëndetin, i thonë kësaj pune!
P.s. Pretendimi për shkeljen e Kushtetutës është më qesharaku. Bëhet nga “mrekullia e konstitucionalizmit” në këtë vend!”- përfundon Manjani.
Ky ishte mesazhi i kryeministrit, që nxiti reagimin e tij.

KOHA JONË SONDAZH

