Ndrenika dhe Asqeriu, Rama: S’dinë çfarë duan, leksione s’na jep dot askush
Në pikën e debatit mes aktorëve dhe Ministrises së Kulturës, Kryeministri Edi Rama ka preferuar t’i përgjigjet në mënyrë indirekte aktorëve, me një postim në facebook.
Njëri prej komentuesve i shkruan: “E dëgjove Robert Ndrenikën Edo? Po Bujar Asqeriun? Folën nga plasja shpirtit…kështu jemi pothuaj të gjithë, edhe pse të japim votën që të mos fitojë me ai Qoftelargu!
Rama në përgjigjen e komentit shkruan se debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, është një debat i stërvjetër, i stërlodhur dhe pa asnjë vlerë e asnjë kuptim sot!
Rama shkon më tej kur thotë se:”Leksione të asnjë lloji s’na jep dot askush dhe në këto katër vjet do bëjmë ende më shumë, përfshirë edhe Teatrin e Ri Kombëtar, duan s’duan ata që s’dine çfare duan”.

KOHA JONË SONDAZH

