FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në kuvend diskutohet buxheti faktik, opozita bojkot

Në seancën e sotme plenare po diskutohen disa pika në rendin e ditës, siç janë buxheti faktik, ndryshimet në ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, si dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve me Kosovën. Edhe këtë të enjte, opozita e bashkuar ka bojkotuar seancën, ndërkohë që ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka raportuar në Kuvend.

Ahmetaj ka thënë se gjatë vitit 2017, nuk ka patur një rritje të borxhit publik. Ahmetaj ka theksuar se viti 2017 ka konsoliduar ekonominë, duke qenë një vit kyç me një bilanc pozitiv për vendin.

”Paketa fiskale pati efekt në ekonomi. Deficiti vjetor vijoi të tkurrej në vitin 2017. Në 2017, nuk ka patur një rritje të borxhit publik. Papunësia ishte e madhe vite më parë, kur diskutojmë sot, që kemi krijuar 230 mijë vende pune, dikush mund të ngrihet e të thotë: A mund të mburreni?”. Jo, absolutisht jo. Nuk kemi luksin të mburremi, por një gjë e ndajmë qartë, sot ka mijëra vende pune në Shqipëri. Kemi krijuar 35% të vendeve të punës që janë krijuar në total në 25 vite tranzicion. Imagjino dy botë, botën e reformave, këta diskutojnë, Babale 1, Babale 2, Babale 3, Babale 4”,-tha Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?