FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negociatat/ Presidenti i Këshillit të Europës, Tusk, vjen sot në Tiranë

Në një kohë kur ende nuk dihet fati i hapjes ose jo të negociatave të BE-së me Shqipërinë, Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, vjen në Tiranë.  Zyrtari i lartë i BE do të pritet në orën 15:00 nga kryeministri Edi Rama, ndërsa do të ketë dhe takime me aktorët politikë kryesor në vend.

Pas takimit me kryeministrin, kreu i KiE do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35. Vizita e kreut të KE në Tiranë vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Pas Shqipërisë, Donald Tusk do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku pritet të zhvillojë takime me krerët e politikës fqinje në Shkup.

Paraditen e sotme Tusk do të jetë në Maqedoninë e Veriut me të njëjtën axhendë. Në 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje përfundimtare nga Europa e Bashkuar për negociatat me BE-në.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?