FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nënkryetari i Bashkisë, Andi Seferi uron besimtarët ortodoksë

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi ka uruar sot besimtarët ortodoksë por dhe gjithë shqiptarët, me rastin e festës së Pashkëve.
Pasi përcolli mesazhet e urimit, gjatë vizitës në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ku u prit nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ai u shpreh për mediat: Është një kënaqësi e veçantë për mua që në këtë ditë të shënuar, në këtë festë të shenjtë, në emër të Bashkisë së Tiranës të uroj të gjithë besimtarët ortodoksë,  Gëzuar Pashkët!
Pikërisht dashuria, harmonia, paqja janë këto vlera që duhet të mbizotërojnë, duke filluar nga kjo ditë dhe në të ardhmen sepse janë këto vlerë për të cilat vendi ka nevojë.
Nga ana tjetër kjo është një festë jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por falë edhe harmonisë ndërfetare që ekziston, kjo është një festë që festohet nga të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen.
Ndaj do të doja t’u uroja dhe njëherë, Gëzuar Pashkët të gjithë shqiptarëve kudo ku janë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?