FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj: Rilindja, kjo organizatë mafioze kriminale

Ka folur, sot, ashpër dhe me fakte Kejdi Mehmetaj, e cila është nënkryetare e LSI dhe ish-deputete.

“Krim, dhunë, shthurje, kokainë, kanabis, korrupsion, vjedhje, shkatërrim dhe injorancë, këto janë karakteristikat dalluese të Ramës & Co, – shkruan Mehmetaj në Fb. – Një popull i tërë ka mbetur pa fjalë përballë paturpësisë së një grupi banditësh që aksidentalisht u ngjitën në karriget e pushtetit e përdhunshëm e morën shtetin peng.

Nuk di njeriu sot për çfarë të reagojë më shumë: për vjedhjet flagrante, për krimin që ka hyrë në çdo familje, për institucionet që janë shkatërruar, për milionat e eurove që sdihet nga përfundojnë, për kriminelët e veshur me xhaketa zyrtare që kapen në përgjime me sjellje horrash duke deformuar vullnetin qytetar, apo për pacipërinë neveritëse që po lëshojnë rrjeteve sociale dhe studiove televizive. Kjo organizatë kriminale nuk meriton më durim, as keqardhje! Nëse mendojnë se shqiptarët mund t’i bëjnë për budallenj, gabohen rëndë. Fundi i tyre është afër, drejtësia do të vihet në vend!”- shkruan ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?