Ngujimi, zbardhen shtatë kërkesat e studentëve

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kanë zhvilluar një takim me dekanin, ndonëse bojkoti i mësimit vijon ende. Ata i parashtruan disa kërkesa, ndërsa sipas faqes ”Për Universitetin”, dekani premtoi se nuk do të ketë penalizime e presione për studentët. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës vazhdon bojkoti masiv. Ditën e djeshme (15 janar) studentët zhvilluan një takim të hapur me Dekanin dhe Përgjegjësit e Departamenteve.

Disa nga çështjet që shtruan studentët ishin:

1. Kërkojnë cilësi në arsim
2. Nuk duan tekste me google translate
3. I kërkuan Dekanatit të mbledhë Asamblenë e Fakultetit për t’u shrehur në lidhje me protestën studentore
4. U diskutua mungesa e programeve të akredituara
5. Mungesa e laboratoreve funksionalë
6. Studentët e informatikes u ankuan se bënin programim në letër
7. U ngrit çështja e etikës së pedagogëve, nga shitja e librave me detyrim e deri te mitmarrja…

Swiss Digital Desktop Reklama

Dekani i fakultetit megjithëse në tërësi mbajti qëndrim mohues për këto problematika, të paktën u zotua publikisht se nuk do të ketë penalizime e presione për studentët. Ndërsa, ndryshe nga kërkesa e studentëve drejtuar Dekanit për të mbledhur Asamblenë e Fakultetit, Dekani urdhëroi që të mblidhen departamentet veç e veç ditën e sotme”, sqaron organizata studentore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?