FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Niko Peleshi: Dy helikopterë hollandezë dhe dhjetëra forca në terren për shuarjen e zjarrit në malin e Tërbunit (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ka treguar situatën aktuale të zjarreve në Pukë dhe rrethinat e saj.

Peleshi thotë se dy helikopterë holandezë, 25 efektivë të FA dhe 35 forca të tjera të shërbimit pyjor dhe zjarrfikësve po vijojnë punën për shuarjen e zjarreve në malin e Tërbunit në Pukë.

“Dy helikopterë hollandezë, 25 Forca të Armatosura dhe 35 forcave të tjera nga shërbimi pyjor, zjarrfikëse dhe njësisë administrative po vijon me intensitet punën për shuarjen e zjarrit në malin e Tërbunit, në Pukë. Flakët kanë përfshirë rreth 20 hektarë sipërfaqe pyjore në lartësinë 1476 m. Aktualisht në pjesën veriore nga kurora e qytetit Pukë zjarri është drejt izolimit. Po punohet në pjesën tjetër të vatrës për vënien në kontroll të situatës”, shkruan Peleshi në statusin e tij në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?