Nis mbledhja e Këshillit Politik, marrin pjesë dhe ambasadorët

Në orën 19:30 në Pallatin e Kongreseve ka nisur takimi për reformën zgjedhore mes opozitës, qeverisë dhe ndërkombëtarëve.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ai i BE, Luigi Soreca, i Britanisë,  Duncan Norman diplomati i OSBE dhe Bernd Borchardt do të vëzhgojnë sot mbledhjen e Këshillit Politik. Ata do jenë pjesë e tryezës mes palëve politike teksa duket se sot do të ketë një konsensus.

Mbledhja është kërkuar nga vetë opozita pas një sërë takimesh nga lideri demokrat Lulzim Basha në selinë e PD me aleatët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim do të jenë Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?