Nis takimi i përbashkët Thaçi-Mogherini-Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në kuadër të dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka takuar në Bruksel presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Fillimisht Mogherini zhvilloi takime të ndara me Thaçin dhe Vuçiçin, për tu pasuar me pas me një takim të përbashkët.

“Federica Mogherini takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të diskutuar normalizimin e plotë të marrëdhënieve në Bruksel”, ka shkruar Maja Kocijançiç në twitter duke postuar edhe fotot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fokus të bisedimeve pritet të jenë marrëveshjet e arritura deri më tani, sfidat e zbatimin e tyre si dhe hapat e mëtejmë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?