Nishani, kërkesë Kushtetueses: Shfuqizoni ligjin e pronave
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për shfuqizimin e ligjit të pronave.
Lajmi bëhet i ditur nga institucioni i Presidencës, sipas të cilit, kreu i shtetit e konsideron ligjin në fjalë si të papajtueshëm me Kushtetutën.
“Presidenti Nishani ka kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, lidhur me një fakt të tillë.
Më herët, Nishani ia ktheu ligjin në fjalë për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë, po me të njëjtat argumente.

