FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani: Presidenti Meta nuk shkarkohet

Ish-Presidenti, Bujar Nishani, shprehet se thirrja e Komisionit të Venceias për këshillim mbi nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta, është një përpjekje e shumicës socialiste për të justifikuar faktin që nuk mund ta shkarkojë Presidentin.

“Presidenti ka ushtruar një tagër kushtetues, për të shfuqizuar një dekret të mëparshëm, pra është një procedurë rutinë. Por përfshirja e Komisionit të Venecias është një akt po aq i shëmtuar sa ç’ishte ngritja e komisionit për shkarkimin e Presidentit. E dinte edhe Kryeministri që Venecia nuk mund të pranonte shkarkimin e Presidentit. Por e ka përdorur këtë komision për të gjetur një rrugëdalje nga veprimi i turpshëm, duke krijuar një precedent jo vetëm të shëmtuar, por edhe të rrezikshëm politikisht, për të sulmuar institucionalisht Presidentin e Republikës”, u shpreh Nishani, në lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin informativ të orës 13:00 në A2.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?