FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani, Rama, Meta dhe Basha të merkurën për reformen zgjedhore

Presidenti Bujar Nishani, kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama do të bashkohen të mërkurën të tre për të diskutuar mbi korrupsionin zgjedhor Edhe pse kjo nuk ndodhi për reformën në drejtësi, duket se krerët e shtetit këtë herë të paktën kanë pranuar të tre të jenë në të njëjtin aktivitet.

Të mërkurën pritet që të mbahet një konferencë e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, me temë “Korrupsionin zgjedhor – nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”.

Ftesat u kanë shkuar të treve si dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Mbështetës të kësaj konferencë janë ambasada amerikane në Tiranë dhe ambasada e Zvicrës. KKV bën të ditur se të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit dhe të politikës kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Në këtë panel pritet të diskutojnë dy ambasadorët, Donald Lu i SHBA­ dhe Romana Vlahutin e BE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?