FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani: Sot duhet të angazhohemi në hetimin e krimeve të komunizmit

Në 25-vjetorin e Shoqatës së të Burgosurve politikë në Shqipëri, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar se shqiptarët dhe institucionet shtetërore duhet të angazhohen në betejën për hetimin e krimeve të komunizmit.

“Ju ftoj që të bëjmë atë që se kemi bërë. Që nuk kemi vendosur fort në përballejn e modelit të diktaturës, modelin e vlerave dhe rezistencës. Nëse në njërën anë, Shqipëria dhe shqiptarët u ndesh me krimet e komunizimit, burrat dhe gratë më të mencura të këtij vendi, bënë dhe ata historinë e tyre, hitori që duhetr të vendoset në piedestalin që meriton. Shqiptarët sot, institucionet, ju që jeni pjesa më aktive në dimensionin e rezistencës, kemi përgjegjësinë që jo vetëm të mos harrojmë port ë angahzohemi në betejën për të hertuar krimet e komunizmit. Përgjegjëisa më e madhe qëndron në ridimensionimin e figurës së atyre.” tha presidenti.

Në fjalën e tij të rastit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani shprehu mbështetjen e institucionit që drejton ndaj të përndjekurve politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dëshiroj t’iu garantoj se jam sot këtu për të sjellë në mesin tuaj në shenjë nderimi dhe vlerësimi institucionin e Presdientit. Për të sjellë në shenjë reflektimi dhe angazhimi institucionin e Kreut të Shtetiti dhe për të ndarë me ju atë nevojë të mahde në ruajtjne dhe mbajtjen gjallë të memories sonë historike, të përpjekjeve, sakrificave dhe rezistenvës. Dua të falenderoj ato burra dhe gra që kanë bërë prpjekjet maksimale, përpjekje dinjitoze qytetare, patriotike për të mbajtur gjallë jo vetëm përplasjen e madhe që antikomunistët patëm me sistemin me të egër, por njëkohësisht për të mbajtur gjallë atë që iahte simboli dhe thelbi i tërë asaj rezistence, mospajtimin dhe kundërvënien ndaj padrejtësisë, ndaj dhunës, izolimit, varfërisë,” tha Nishani.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=HaX92vJBI3I&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?