FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani takim me kreun e NATO: Shqipëria të rrisë investimet e mbrojtjes

Presidenti i Republikës Bujar Nishani është takuar sot me kreun e NATO-s Jens Stoltenberg, të cilët kanë biseduar për rritjen e sigurisë, siç është momentalisht sfida e terrorizmit.

Gjatë konferencës për shtyp, Stoltenberg u shpreh që Shqipëria duhet të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes dhe e konsideroi Shqipërinë si një vend kyç që ka rol stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Kreu i NATO-s theksoi gjithashtu se një tjetër pikë e rëndësishme që diskutoi me Presidentin Nishani ishte edhe shkëmbimi i informacioneve mes shërbimeve të Inteligjencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse, Presidenti Bujar Nishani theksoi se Shqipëria do të mbështesë çdo përpjekje dhe angazhim të aleancës së NATO në kuadër të çështjes së sigurisë. Njësoj si edhe Stoltenberg, Nishani u shpreh se Shqipëria duhet të rrisë më shumë investimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?