FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani vizitë shtetërore në Kroaci

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, niset sot drejt Zagrebit për një vizitë shtetërore në Republikën e Kroacisë me ftesë të Presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitarović.

Kreu i Shtetit shqiptar gjatë kësaj vizite shtetërore do të zhvillojë takime kokë më kokë me Presidenten kroate dhe më pas, do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve respektive zyrtare.
 
Gjithashtu Presidenti Nishani do të pritet nesër nga Kryeministri kroat, Tihomir Orešković si dhe nga Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Akademiku Željko Reiner.  
Gjatë kësaj vizite të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe dhe ato rajonale, me fokus paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për zhvillimin ekonomik të tyre e integrimin në strukturat euro-atlantike, Presidenti Nishani do të shoqërohet nga një numër i shumtë sipërmarrësish shqiptarë, drejtuesish e përfaqësuesish të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, për të përshëndetur së bashku me Presidente kroate Kolinda Grabar-Kitarović, Forumin e posaçëm Ekonomik Kroaci-Shqipëri.
 
Në kuadër të kësaj vizite shtetërore të Presidentit të Republikës parashikohet edhe një takim i përzemërt me bashkatdhetarët e shumtë shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?