FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një kryeministre si Vjosa!

Nga Kreshnik Çollaku

Hera e parë që jam njohur me Vjosën ka qenë në Washington DC.
Ishte koha kur plazmohej Pavarësia e Kosovës dhe formimi i shtetit të ri. Washingtoni ishte epiqendra strategjike e gjithë asaj përpjekje titanike kombëtare por dhe e diplomacisë shqiptare e çdo ane të kufirit.
Kosova, pavarësia e saj ishte prioriteti i politikës tonë të jashtme. 
Washingtoni vizitohej dendur nga aktorë politikë shqiptarë nga të gjitha trojet, sidomos nga Kosova. Personalitet amerikane që takonin ishin ndër më të lartat e më të rëndësishmet e diplomacisë dhe politikës amerikane.
Faktori shqiptar dhe diplomacia amerikane ishin bërë Një.
Gjithkush që ka ndjekur zhvillimet e ka marrë të mirëqenë këtë bashkërendim strategjik perfekt, si një dhuratë fatlume. Njerëzit më të drejtë shihnin efektet publike dhe entuziasmoheshin, por pak e dinin se e gjitha kjo kishte në bazë bashkërendimin e përditshëm te palodhur te atyre “heronjve te heshtur” që përpunonin organizonin koordinonin e ndiqnin ne tërësi proceset. Një prej këtyre heronjve të heshtur të çdo levizjeje, takimi, deklarate, nisme nga Kosova ishte Vjosa Osmani.
Një diplomate e shkëlqyer, një performancë brilante. Përherë modeste, përherë larg kamerave fotove, me një sjellje prej misionareje dhe misioni ishte Kosova.

Njohja jonë me tej u shndërrua në miqësi. Vjosa si mike ishte njeriu plot energji, plot ide. Vjosa ishte mikja e mençur nga mund të merrje mbështetje e këshillën por dhe kritikën me perkushtim njerëzor të sinqertë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindoni, ishte mik me i hershëm se Vjosa, ai ishte ndër anëtarët e aftë të stafit të senatorit McCain, patriot i mençur, një njohës i mirë i Kongresit të SHBA, ndër ato djem që e nderojnë shqiptarinë.
Vjosa me Prindonin më pas krijuan familje. Nje familje e shkëlqyer, e Vjosa sërish jep më të mirën. Edhe pse përmes ngarkesës së politikës një nënë e përkushtuar e një bashkëshorte e denjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vjosa u angazhua në politikë e në politikë “beteja” është urdhëri i ditës. Unë nuk çuditesha për forcën dinjitetin dhe integritetin se si Vjosa zhvillonte betejat e veta e mbronte atë çka besonte. Politikania mendje kthjellët dhe fjalë mprehtë nuk ishte surprizë për mua.

Sot, LDK e Kosovës simotra historike e PD së Shqiperisë, përzgjodhi si kandidate e nesër si kryeministre Vjosën.
E përjetova lajmin me kënaqesinë e mikut dhe me krenarinë e aleatit dhe me admirim për këtë përzgjedhje të mençur, ngaqë i bindur se pjekuria politike e LDK për të dhënë flamurin e betejës një politikaneje të re të një formimi brilant do të jetë një përzgjedhje fituese.
Sfidat që presin Kosovën janë të medha e jo të lehta.
Por unë kam bindjen Vjosa do t’ia dalë.
Një kryeministre si Vjosa do ta bëjë Kosovën krenare.

Urime dhe Good Luck Vjosa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?