Nora Malaj: Ky është dështimi i reformës në arsim
Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka rrëzuar pretendimet e PS se vonesat për pagat e pedagogëve vijnë për shkak të mungesës së bazës ligjore. Në një shënim në Facebook ajo thotë se ligji i ri i arsimit është miratuar në vitin 2015 dhe aktet nënligjore duhet të kishin kaluar me kohë.
Nora Malaj e sheh këtë situatë të dështimin e reformës në arsim.
“Për t’i thirrur kujtesës , ligji i Arsimit të Lartë që ka hyrë në fuqi për rreth 3-vite , më 22.07.2015 është botuar në fletoren Zyrtare. Brenda 6- muajve duhet që VKM të ishin hartuar dhe të fillonte zbatimi u tyre , duke lejuar që ligji të zbatohej. Kjo që po ndodh sot është një dështim i paralajmëruar dhe tashmë asnjë ndjesë nuk mund të justifikojë këtë situatë. Mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore , do të vërtetojnë thenien : “S’keni parë gjë akoma!”Një këshillë për të gjithë ata që duan të justifikojnë këtë situatë absurdi. Më mirë heshtni, sese justifikoheni !!! Heshtja në këtë rast, do të thoshte populli , është kapak floriri , për të gjithë ata që hartuan një ligj të pazbatueshëm dhe që i vënë 15 mijë pedagogët në këtë situatë!”,- shkruan Nora Malaj.
KOHA JONË SONDAZH

