FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Nuk e kuptoj heshtjen e Rudina Hajdarit, ndërkohë PD-ja e të jatit lufton me vdekjen”

Agron Gjekmarkaj flet për mos deklarimin e vajzës së Azem Hajdarit e cila akoma nuk ka dorëzuar mandatin e deputetit siç ka bërë gjithë PD-ja. Ndërkohë vëllai i Rudinës, ishte sot krah Bashës në protestë dhe dënoi parlamentin e krimit.

“Unë kam qenë një nga njerëzit që e kam mbështetur Rudina Hajdarin më një shkrim të veçantë,  e kam ndarë nga lista e Lulzim Bashës. Nuk e njihja, por duke qenë se është e bija e Azem Hajdarit  mendoja që Lulzim Basha në atë listë që e kam quajtur banale në shumicën e saj kishte bërë gjënë më të mirë që kishte futur vajzën e Azem Hajdarit.

Por nuk e kuptoj sjelljen e saj, kur ajo para dy muajsh tha se do jepte dorëheqje dhe do largohej për t’iu bashkuar studentëve, kur tani partia e saj, partia që  e ka themeluar i ati lufton, po përdor një metafor, pra po lufton për jetë a vdekje për demokracinë. Për jetën ose vdekjen e demokracisë, jo të njerëzve, ajo rri në Parlament. Nga pikëpamja etike më duhet gjest jo i përshtatshëm.
Basha e ka lënë pezull, por dhe për arsye të mbiemrit që ka, pra mbiemrin Hajdari”, ka thënë Gjekmarkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?