FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pollo: Debati për pistoletën e Strazimirit, për të larguar vëmendjen

Debati për armën e deputetit të PD, Gent Strazimiri është një debat që bëhet për të larguar vëmendjen nga parku i liqenit.

Kështu ka deklaruar deputeti Genc Pollo, duke shtuar se është përdorur RENEA për të arrestuar përfaqësues të PD-së.

“Ka histori fotografie dhe histori propaganda që merren me revolverin e supozuar të një deputeti për të shmanguar skandalin që qeveria po bën me parkun e madh të Tiranës. Historia e vërtetë është që të largohet vëmendja nga jo vetëm dhuna e policisë, por nga dëmi i jashtëzakonshëm. Gazaizimi i pjesës së mbetur të pagazaizuar sajohen lloj-lloj historish. Kjo bëhet që të hidhen shashka dhe publiku të hedhë sytë përpjetë dhe mos shikojë rreth problemit. Janë arrestuar me forca të RENEA-s përfaqësues të PD, RENEA përdoret vetëm kur ka rezistencë të armatosur, kur ka pengmarrës të rrezikshëm. Këtu merremi me një deputet që iu ngrit xhaketa dhe panë diçka dhe aludojnë është TT është Berta etj, duke e bërë qesharak debatin”, tha më tej Pollo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?