Opozita: Çdo të enjte protestë para parlamentit. Basha: Hapi që kemi hedhur është pa kthim

Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur se opozita do të protestoje çdo të enjte tek Parlamenti, duke mos lënë të qetë shumicën e dalë nga zgjedhjet e blera me krimin. Vendimi është marrë pasditen e sotme në mbledhjen e kryetarëve të PD në rrethe.

Seanca e ardhshme pritet të jetë në 28 shkurt dhe në të njejtën ditë është parashikuar edhe protesta tek parlamenti.

Vetëm 3 ditë më parë, protesta e opozitës bëri që të anulohej seanca parlamentare. Pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë për dhunë dhe hyrje me forcë në parlament, nuk u shënua asnjë incident

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas takimit me kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe, kreu i kësaj partie Lulzim Basha deklaroi nga selia blu se protestat e opozitës nuk do të ndalen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në javën e ardhshme, me 28 shkurt dhe 7 mars organizohet protesta kombëtare para Asamblesë kriminale që ka ozurpuar Kuvendin e Shqipërisë dhe me datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e ozurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë Edi Ramës, protesta që do të kenë për qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zemërimit qytetar për reagimin e  papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. Një gjë është e sigurt, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar nuk është pa kthim vetëm për opozitën por është pa kthim dhe për Edi Ramën”, deklaroi Lulzim Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?