FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Opozita drejt djegies së mandateve? Rama mbledh qeverinë

Një ditë më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha bëri me dije se ka vendosur t’i propozojë forumeve më të lartë të partisë, aktin ekstrem të djegies së mandateve 24 orë pas protestës në bulevard. Këtë të hënë Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, nga ku do të zhvillohet edhe një takim me ministrat dhe më pas do të mbledhë grupin parlamentarë të PS-së.

Në nenin 71 të Kushtetutës përcaktohet se mandati i deputetit mund të mbarojë edhe kur hiqet dorë prej tij, pa pritur mungesën për 6 muaj me radhë. Menjëherë pas këtij veprimi, deputeti, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të deklarojë në mëyrë publike vendimin para Komisionit për Rregulloren dhe Mandatet.

Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës, për t’i kaluar mandatin e ndërprerë kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike. Nëse lista e kandidatëve partiakë shterohet, atëherë mandati i ndërprerë i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?