FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Opozita lë mandatet, jehonë në shtypin e huaj: Korrupsion dhe joefikasitet nga qeveria

Vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet e deputetit, është pasqyruar në mediat ndërkombëtare. Me titullin ”Deputetët e opozitës planifikojnë të largohen nga parlamenti i Shqipërisë”, agjencia prestigjioze e lajmeve ”Associated Press”, shkruan për këtë zhvillim dramatik në politikën shqiptare. Ajo shkruan se vendimi i opozitës lidhet me “korrupsionin dhe mungesën e efikasitetit të qeverisë socialiste të vendit”. Artikulli i ”Associated Press” është botuar menjëherë nga prestigjiozja tjetër amerikane ”Fox News”.

Ja artikulli i plotë

“Deputetët e opozitës planifikojnë të largohen nga parlamenti i Shqipërisë”. Partia e opozitës së qendrës së djathtë të Shqipërisë thotë se 41 ligjvënësit e saj planifikojnë të japin dorëheqjen nga parlamenti lidhur me korrupsionin dhe mungesën e efikasitetit të qeverisë socialiste të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha të hënën se grupi parlamentar vendosi të dorëzojë mandatet e tyre. Basha kërkoi krijimin e një qeverie tranzicioni në vend derisa të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtarët e partive më të vogla të opozitës mund të bashkohen me demokratët duke lënë parlamentin shqiptar të 140 vendeve, ku socialistët drejtues mbajnë 74 vende.

Opozita planifikon të mblidhet jashtë parlamentit të enjten. Basha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, vjedhjen e votave, dhe anashkalimin e ligjvënësve dhe sistemin e drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?