Opozita mund të kërkojë shpalljen “person non grata” të Cutillo

Fill pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së për djegien unanime të mandatëve të deputetit, jo vetëm prej deputetëve të sotëm, por edhe nga ata të listës së dorëzuar në KQZ e ku Lulzim Basha bëri thirrje për protestë nesër (e enjte) para Kuvendit të Shqipërisë, ka reaguar ambasadori italian në Tiranë, Cutillo. Ai ka bërë thirrje se nuk duhet asnjë protestë e dhunshme dhe pa asnjë shashkë nga protestuesit.

Në fakt e drejtë e ambasadorit të ketë mendimin e tij, por protestat ndodhin që edhe kthehen në të dhunshme siç parë në Romë, Napoli, Milano,etj ndonëse asnjë nuk do e nuk bën thirrje për dhunë. Edhe në Tiranë protesta shpresohet të jetë shfrim zemërimi ndaj qeverisë brenda rregullit demokratik, ku nuk përjashtohen edhe kalim në dhunë. Por kjo nuk do të thotë se Lulzim Basha ka bërë thirrje për dhunë.

Në lidhje me këtë deklaratë të ambasadorit Cutillo, ku nuk kishte pse nxitonte të fliste, kur këtu dëgjohet vetëm ambasada amerikane, si partner strategjik, kanë reaguar nga selia blu. Një burim nga selia e PD tha se mund të kërkohet shpallja e këtij ambasadori non grata, mëqënëse përditë rri me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë, zotin Engjëll Agaçi. Dhe jo vetëm me Agaçin!

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi protesta do zhvillohet nesër në ora 10.00 thonë nga selia blu dhe lutemi që zemërimi popullor të mos thyejë apo djegë gjë gjatë protestës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?