“Opozita në zgjedhje”, Spaho i kthehet Alfred Pezës: Je i besueshëm po aq sa premtimet e tua në Peqin
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho i është përgjigjur ashpër analizës së Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat në PS, Alfred Pezës, i cili theksoi se opozita do të futet në zgjedhjet lokale.
për të ilustruar se sa i pabesueshëm është Peza në opinionin publik, përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare, Spaho i kujton premtimet e bujshme Pezës që ai bënte në fushatën elektorale në zonën e Peqinit.
Reagimi i plotë i Edmond Spahos
Unë e besoj Fredin në këtë “analizë”.
Pse e “besoj”?
Prej dy vjetesh jam në qarkun e Elbasanit, ku hyn edhe Peqini. Sa herë shkoj në Peqin në zyrat e PD-së, kaloj pranë stadiumit modern “Shkumbini”, i ndertuar gjatë kohës kur Fredi ishte deputet në Peqin.
Më pas ndeshem me Akademinë e Futbollit “Shkumbini”, më e mirë edhe se “La Mesia” e Barcelonës, edhe kjo e ndërtuar si premtim i mbajtur i Fredit deputet.
Para se të takoj kryetarin e PD-së në Peqin më del nga një kafe Igli Tare, i cili që kur Fredi premtoi binjakëzimin e Shkumbinit me Lacion u vendos në Peqin për të materializuar këtë projekt të madh të Fredit. Hajt pastaj mos e beso këtë “gazetar”, Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat në PS që opozita do futet në zgjedhjet lokale!
/Koha Jonë

KOHA JONË SONDAZH

