Opozita proteston kundër Ramës edhe Athinë: Po na turpëron qeveria!

Një grup prej rreth 30-40 emigrantësh shqiptarë që jetojnë në Greqi, po protestojnë jashtë ambasadës shqiptare në Athinë, për të kërkuar largimin e asaj që quajnë qeveria e krimit dhe drogës. Protestuesit janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe të LSI.

Nën thirrjet “Rama ik”, anëtarët e opozitës në mërgim, kërkojnë largimi e kryeministrit dhe qeveri tranzitore në Shqipëri. Kryetari i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci dhe protestues të tjerë u shprehën se kjo qeveri ua ka nxirë faqen shqiptarëve në emigracion me imazhin e kanabizimit dhe të kryeministrit që përkrah kriminelët dhe ka ardhur në pushtet me blerjen e votave nga krimi.

Protestuesit para Ambasadës shqiptare në Athinë u bënë thirrje bashkëatdhetarëve të tyre të vijnë në Tiranë në 16 Mars për t’u bashkuar me opozitën në protestën para kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me parullën “nuk na turpëron Shqipëria, por na turpëron qeveria”, emigrantët shqiptarë më Greqi thanë se është detyrim i çdo shqiptari të çlirojë vendin e lindjes nga qeveria më antikombëtare që ka patur Shqipëria në këto 3 dekada.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?