OSBE reagon për protestën e së shtunës

Zyra e OSBE në Tiranë ka reaguar për protestë e së shtunës. Në qëndrimin e saj, OSBE shprehet se protesta e ditës së shtunë nuk duhet të degjenerojë në dhunë.

“Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet. Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën. Çdo kthim në atë kohë vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërisht tani që ai futet në një periudhë katërmujore vendimtare, kur të gjitha përpjekjet dhe energjitë duhet t’i kushtohen organizimit të zgjedhjeve vendore, të cilat janë një provë e vërtetë për demokracinë”,- thuhet në reagimin e OSBE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?