Pakti me Greqinë. Presidenti Meta, takim konsultues me ish-presidentin Topi

Pas kërkesës së Ministrisë së Jashtme drejtuar kreut të shtetit, Ilir Meta për plotfuqishmëri të bisedime me Greqinë, Presidenti ka nisur konsultimet. Ditën e sotme, Presidenti Meta ka pasur takime me paraardhës të tij në këtë detyrë.

Sot në 8:00 në mëngjes, Presidenti Ilir Meta ka pritur ish-Presidentin Bujar Nishani për tu konsultuar lidhur me procesin e negociatave mes dy vendeve .

Sipas burimeve pranë Presidencës mësohet se, pasditen e sotme, në institucionin e Presidencës ka mbërritur ish-Presidenti Bamir Topi. Menjëherë pas letrës së ministrit Bushati, Presidenti Meta ka vijuar konsultimet me presidentët e mëparshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konsultat me ish-krerët e shteteve nga ana e Presidentit Ilir Meta është një praktikë e re në funksionimin e këtij institucioni, duke synuar që vendimet të jenë sa më konfrom Kushtetutës, ligjeve dhe këndvështrimeve të politikanëve me përvojën në drejtimin e shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?