FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka: Brenda 15 ditëve zgjedhim 35 kryetarët e degëve të PD

Me një vendim të dytë, Partia Demokratike ka shtyrë datën finale të finalizimit të procesit të zgjedhjeve në 35 degët e saj dhe riorganizimet e reja në 14 degët e krijuara këtë vit. Vendimi i parë i kryesisë ka qenë data 30 qershor, gjë që nuk u arrit për shkak dhe të rebelimit dhe përçarjes në disa degë kryesore.

Disa ish-krerë procesin e cilësuan si një kapje klanesh. Ky proces u shoqërua me kundërshti të forta të ish-kryetarëve në 21 degët ekzistuese dhe për krijimin e 14 degëve të reja, ky proces tashmë  është drejt përfundimit.

Nënkryetari i PD,  Edi Paloka, i cili drejton procesin për Tiranën në disa degë të saj, në një prononcim për shtyp është shprehur se tashmë procesi është në një tjetër fazë atë të votimit dhe zgjedhjes së kryetarëve të degëve.  Tashmë drejtuesit e  grupeve të punës kanë raportuar pranë kryetarit Basha për këtë proces që zgjati 2 muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi afër përfundimit. Procesi më i rëndësishëm për të cilin e nisëm këtë procedurë pothuajse ka mbaruar, pasi është evidentimi real i anëtarësisë së PD, aktivizimi real i tyre, kemi ngelur në hapat e para që janë aty ku do të zhvillohen, në zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve”,- nënvizoi më tej Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?