FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka, Ramës: Ule pak dozën. Nuk i shpëton burgut ku të presin Avdulajt

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka ironizuar deklaratat e Edi Ramës për “aktin historik” të ndryshimeve kushtetuese.
Në një reagim në Facebook, Paloka i kujton Edi Ramës se duke nxitur konfliktin politik nuk i shpëton dot drejtësisë.
“Kur bëhet fjalë për kokën e Ramës, reagimi nuk është kurrë i nxituar! Është fiks ajo që presin qytetarët: ndëshkim për çdo krim! I nxituar dhe me pasoja është vetëm ndryshimi që iu bë sot rregullave të lojës, përdhunshëm dhe pa opozitën. Duke nxitur konfliktin politik, nuk shpëton dot nga burgu! Prandaj, ule pak dozën! Avdulaj and co. mund të të presin edhe pak muaj që ti bësh shoqëri”,- shkruan Paloka në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?