FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka: Shkaku i humbjes së PD më 25 prill, jo Basha, por lidhjet e ngushta të qeverisë me krimin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në Kuvendin e Kombëtar të kësaj partie, theksoi se nuk është faji i Lulzim Bashës rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, por lidhja e ngushtë e interesave të politikës me botën e krimit.

Në fjalën e tij, Paloka tha se do të dëshironte që “shkaku” i humbjes të ishte Lulzim Basha, ai apo të tjerë në PD, duke shtuar se zgjidhja më pas do të ishte në duart e demokratëve dhe të ishte mbi të gjitha e lehtë.

Por ai mendon, se një mendim i tillë, nuk është i vërtetë. Këtë e dinë të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të dëshiroja që shkaku i humbjes të ishte Basha, unë apo cdo kush ndaj nesh. Sepse zgjidhja do të ishte në duart tona dhe do ishte e lehtë. Por kjo nuk është e vërtetë. Sepse kushdo që do të ishte në këto zgjedhje apo të tjera, të manipuluara nga Rama, do të ishte i humbur”, tha Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi se ka dëgjuar edhe diksutime që vlejnë në një aspekt, por nuk janë zgjidhja; duke theksuar se humbja e PD-së ka ardhur edhe nga fakti se nuk ishin aq mjaftueshëm demokratë.

Po të bëja një krahasim, është sikur makinës ti digjej motorri, dhe ne ta çojmë tek mekaniku për t’i bërë balncën e gomave”, tha nënkryetari i PD-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?