Panariti: Koronavirusi po ndihmon udhëheqësit autokratë. Mund të “infektojë” kursin strategjik të Ballkanit

Ish-ministri i Edmond Panariti shprehet se pandemia e koronavirusit po ndihmon politikanët autokratë në rajon. Në një postim në Facebook, Panariti shprehet se ky lloj “infektimi” mund të ndikojë dhe në kursin e Ballkanit Perendimor dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Postimi i plotë i Edmond Panariti:

“Koronavirusi mund të “infektojë” edhe kurset strategjike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendet e Ballkanit Perëndimor, po përpiqen të ulen njëkohësisht në dy tre karrige gjeopolitike!

Swiss Digital Mobile Reklama

Si “frymëzim” nga lëvizja e vendeve të paangazhuara e udhëhequr nga federata e Titos në 1961. E cila luante me shumë porta, përtej blloqeve !

Pra, edhe jemi, edhe nuk jemi! Minishengeni Ballkanik ishte “simptomë” e parë e kësaj tendence.

E keqja është se askush nuk po ju lë atyre mundësi për një zgjedhjeje finale !

Në këtë vakum, po “prosperojnë” udhëheqësit autokratë të cilët luajnë në mënyra konjukturale duke krijuar pakte dhe aleanca fluide dypalëshe për kundërpeshë, saherë që e shohim punën pisk dhe cënohen në interesat e tyre për pushtet.

Serbia është më “spektakolarja” në këtë drejtim! Baleti i saj diplomatik me Rusinë, Kinën, Turqinë si kundërpeshë e BE është shumë evident.

Të shohim se si dhe sa, pandemia do ti nxitë këto tendenca”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?