FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panariti reagon pas qëndrimit të Ramës: Edhe Enveri dhe Hitleri ishin të “ligjshëm”

Ish-ministri i Edmond Panariti, deputeti i LSI, ka reaguar pas deklaratave të mazhorancës, e cila pretendon se parlamenti është i ligjshëm edhe nëse opozita djeg mandatet.
Panariti shprehet se edhe sistemet diktatoriale quhen të ligjshme, pavarësisht se nuk e njohin dhe e shtypin opozitën.

“Parlamenti është i ligjshëm edhe pa opozitën, thote maxhoranca. Po patjetër, sigurisht ashtu si thoni ju është! Sepse sipas këtij arsyetimi, të ligjshëm ishin edhe Stalini, Enveri dhe Hitleri. Shtypen, vranë dhe prene me ligj dhe në emër të tij. Madje ky i fundit e dogji fare parlamentin. Jeni të “ligjshëm” sepse akoma se keni kuptuar apo nuk doni ta kuptoni, që jemi në shtetin e të drejtës dhe jo të ligjit. Në shtetin, ku liria dhe e drejta e individit është e shenjte dhe qëndron mbi të gjitha”,- deklaron në një postim në Facebook, Edmond Panariti, një nga figurat kryesore në LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?