FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Papa Francesku: “Gruaja është harmoni, është poezi, është bukuria!”

Nga Gjergj Marku

Papa tha se gruaja sjell një pasuri, që mashkulli nuk e gjen në botë, gruaja sjell harmoni në Krijim.
Qëllimi i saj nuk është që të lajë enët, por është ta bëjë botën më të bukur duke e mbushur me dashuri dhe butësi.
Papa Françesku u shpreh se e jona është një shoqëri me një qëndrim të fortë mashkullor dhe se, shpesh, kur bëhet fjalë për femrat, ato lidhen vetëm me detyrat që duhet të përmbushin në shtëpi, pa marrë në konsideratë që gruaja, në racën njerëzore, kryen një mision që shkon shumë më tej dhe që mashkulli nuk mund ta bëjë kurrë.
“Burri dhe gruaja nuk janë të barabartë, nuk janë më superior se njëri-tjetri, jo. Gruaja sjell harmoni që na mëson të ushqejmë dashuri dhe butësi, dhe që e bën botën një gjë të bukur”, tha Papa.
Në reflektimin e tij, Papa foli për figurën dhe rolin e femrës duke filluar nga Krijimi i transmetuar në librin e Zanafillës.
“Gruaja është harmoni, është poezi, është bukuria!”, tha Papa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?