Pas Gjermanisë edhe BE i “tërheq veshin” PS-së: Palët të punojnë së bashku për reformën zgjedhore

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka kërkuar ditën e sotme që të vazhdojë puna për reformën zgjedhore.

Me një deklaratë për mediat, Soreca thotë se kjo reformë është kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Deklarata e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it.

Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019”- u shpreh ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Te njejtin mesazh percolli edhe ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schütz ka kërkuar nga Shqipëria që të plotësohen të gjitha rekomandimet e kërkuara nga OSBE/ODIHR për reformën zgjedhire.

Reforma zgjedhore është e përfshirë gjithashtu në Këshillin Europian dhe është shumë e rëndësishme për ta adresuar tek Shqipëria për të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe në këndvështrimin e vendimit që do të merret për hapjen e negociatave viten e ardhshëm. Unë e shoh mjaft të rëndësishme që Shqipëria duhet të plotësojë këto rekomandime dhe për të vendosur këto rregulla të ligjit në kohë”- tha ambasadorja Susanne Schütz.

Me këtë deklaratë, qeverisë shqiptare i lind detyra që të arrijë konsensusin me opozitën si e vetmja mënyrë për të certifikuar reformën zgjedhore, ku mazhoranca ka paralajmëruar realizimin e saj në mënyrë të njëanshme, përmes një drafti jokonsensual që pritet t’i dorëzohet Kuvendit për miratim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?