Pas Kryemadhit, Basha takohet me aleatët

Pas vendimit unanim nga grupi parlamentar i PD për djegien e mandatave të deputetit, kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takim me aleatët.

Fillimisht Basha zhvilloi takim rreth 60 minuta me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në ambientet e selisë blu dhe me pas ka zhvilluar takim edhe me aleatët e vegjël të PD.

Basha ka zhvilluar takim me kreun e LZHK Dashamir Shehi, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, kreun e PR Fatmir Mediu, kreun e PAA Agron Duka si dhe me kreun e PDK Nard Ndoka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës së sotme Basha ka deklaruar zyrtarisht se grupi parlamentar vendosi të djegë mandatet duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?