Pas Ruçit, zyrtari i DASH takim me Bashën në selinë blu

Zyrtari i DASH, David Kostelancik, po qëndron për një vizitë në vendin tonë për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në vend. Aktualisht ai ndodhet në një takim me kreun e PD-së Basha në selinë blu. Takimi nisi në orën 14:11.

90 minuta takim me Ruçin

Takimet intensive të zyrtarit amerikan kanë nisur në 11:00 me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, me të cilin qëndroi përreth 90 minuta. Në përfundim nuk pati asnjë prononcim për mediat, ndërsa sipas njoftimit nga zyra për shtyp e Kuvendit në fokus të bisedimeve ka qenë reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ruçi ka nënvizuar se pa kontributin e SHBA-së, reforma në drejtësi nuk do të ishte e mundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori David Kostelancik falënderoi kryetarin Ruçi për vlerësimin e kontributit të ShBA dhe ambasadës në Tiranë për thellimin e reformave për transformimin e Shqipërisë dhe vuri në dukje se Ballkani është me rëndësi jetike për ShBA, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Sekretarin Pompeo.

Kostelancik nënvizoi se SHBA e konsideron Shqipqërinë si një aleat strategjik në NATO dhe e vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me të.

Ai nënvizoi mbështetjen e ShBA për reformën në drejtësi. “Institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA.”,- vuri në dukje drejtori Kastelancik.

Kostelancik vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë e për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e reformës zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlamentare, e cila ka të drejtën e vetos në komisionin e ri të reformës.

Kostelancik në orën 15:30 do të takojë kryetaren e LSI-Monika Kryemadhi.

Axhenda e takimeve do të përmbyllet në orën 17:00 të pasdites, ku zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Tirana pritet ta vizitohet gjatë muajit shtator nga zyrtarë të lartë evropianë por edhe nga SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?