Pas takimit me Presidentin Meta, Basha mbledh aleatët

Pas takimit me Presidentin Ilir Meta, mësohet se kryedemokrati në orën 13:30 do të mbledhë në selinë blu aleatët. Kreu i Shtetit e njohu Bashën me shqetësimet që ka për sa i përket ndryshimeve që sipas tij qeveria po kërkon të bëjë grusht shteti. Meta i ka kërkuar kryetari të PD që të infromonte edhe drejtuesit e tjerë të partive opozitare.

”Presidenti i Republikës, Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare. Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”,-shkruan Tedi Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?