Patozi: Çelësi që mund ta shpëtojë Shqipërinë nga një zjarr janë ndërkombëtarët

Për ish nënkryetarin e Partisë Demokratike Astrit Patozi, shpresa e vetme për Shqipërinë është faktori ndërkombëtar. Duke shpreshur mosbesimin e tij  për kreun e opozitës akuzon Ramën dhe Bashën që i kanë vënë zjarrin Shqipërisë dhe i vetmi arbitër mbeten ndërkombëtarët.

“I vetmi çelës që mund ta shpëtojë Shqipërinë nga një zjarr është faktori ndërkombëtar se këta të dy zjarrin e kanë vënë dhe ne thjesht do presin që mbase do qetësohen pak dhe këtë vend do marrin mendje të ftohta dhe jo të nxehta. Faktori ndërkombëtar janë shpresa e vetme, ata janë arbitri”.

Mosbesimin ndaj Bashës e sheh te pazari që bëri me Ramën, ndërsa theksoi se ai duhet të godiste sistemin dhe jo Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk i besoj Bashës edhe kur bëri pazarin edhe kur kërcënoi për luftë se është i njëjti person. Basha nuk duhet të bënte pazar me Ramën. Të lejohet gara, respekti për kiundërshtari po jo pazari. Bahsa bëri Pazar. Të ëkkrojë falje pë rherën e parë. Nuk mund të jesh hero edhe kur bëre pazarin dhe tani që ke dalë nga sistemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta që duan të gjejnë një rast të ngjashëm e kanë gjetur në Italinë e viteve ‘20 në kohën e Musolinit. Po krahasohemi me 100 vjet përpara. Ky vendim duhej të merrej me përulësi. Këtu u bë garë se kush të firmoste i pari. Basha duhet të godiste sistemin dhe jo Edi Ramën, se problemi është sistemi. Ndryshimin e bën koshienca politike”.

Djegien e mandateve e konsideron vetëvrasje ndërsa shton se PD dhe PS duhet të largojë nga sfera skifterat dhe të mendojë për një lidership të ri.

“I vetmi rast në botë ku vetëvrasja konsiderohet akt heroik. Në rast se do marrë përgjegjësitë e veta duhet të largojë nga sfera skifterat, Rama të largojë Spiropalin dhe këta të largojnë këta të rinjtë që thonë Edi Rama s’ka ku shkon. Të dy palët duhet të mendojnë për një udhëheqje. PD duhet të mendojë për një lidership tjetër po ashtu dhe PS. Se nuk mundet njëkohëshisht që dy njerëz konfliktualë të dalin nesër si dy shëptimtarë, se nuk ka sens”.

I çliruar nga emocionet partiake ish nënkryetari i PD-së Astrit Patozi ka folur për djegien e mandateve të opozitës. Sipas tij sistemi politik në Shqipëri ka mbërritur në finishin e vet dhe Shqipëria duhet ta rindërtojë atë.

“Shqipëria ka hyrë në një hulli të papreçedentë në rrafsh botëror dhe e vetmja që gjë e sigurt është pasiguria. Kushdo që thotë se e di çdo ndodhë sot nesër, pasnesër i përket dy grupeve ose është naiv, ose zjarrvënës

Situata është shumë e nderë dhe është përgjëgjësi e të dy palëve. Jam i çliruar nga emocionet partiake dhe flas si qytetar, është zgjedhja ime, por kjo nëse duam të gjejmë një gjë të mirë është se sistemi politik është në llambë të kuqe, sistemi politik ka mbërritur në finishin e vet dhe Shqipëria duhet ta rindërtojë sistemin, Shqipëria ka nevojë për marrëveshje të re, kontratë të re, që të rindërtojë sistemin se ky sistem na çoi në këtë pikë”.

Për këtë situatë ku ndodhet vendi ynë, Patozi bën përgjegjës Ramën dhe Bashën që me marrëveshjen e majit e thelluan edhe më tej krizën politike.

“Është përgjegjësi e të dy palëve se para dy vjetësh tentuan ta fusnin Shqipërinë në një spirale dhe kjo me një manovër të çastit të fundit, u evitua përmes një pazari të pistë politik që e thelloi më tej krizën dhe sot opozita është jashtë sistemit. Rama e Basha sot duhet të kishin dorëzuar pafuqinë e tyre për ditën si e kanë katandisur Shqipërinë”. /ABC News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?