Patozi: Në dhomën e sherrit dhe në guzhinë për një gotë verë

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, shkruan në një postim në facebook se parlamenti është kthyer në një dhomë me kuzhinë. Duke ju referuar situatave të fundit, Patozi thotë se në një dhomë duhet dy ndjenjëse pasi do debatojnë, ndërsa duhet dhe guzhina thotë Patozi, ”aty do jenë për të pirë nga një gotë verë”.

Shkrimi i plotë

PARLAMENT ME NJË DHOMË E KUZHINË

Swiss Digital Desktop Reklama

Në derexhenë që ka mbërritur, Shqipëria në fakt ka nevojë për një parlament me një dhomë e një kuzhinë. Një dhomë me dy ndenjëse, ku të ulen të dy udhëheqësit, i madhi dhe i vogli, dhe aty le të bëjnë debat sa të duan. Le t’i shohë populli si zihen, si nuk merren vesh dhe si i hakërrehen shoshoqit, sepse nuk ka asnjë rrezik që t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në guzhinën pa kamera ata le të ulen herë pas here për t’u çlodhur, për të pirë një gotë verë e për të ndarë tortën e pushtetit, ku pjesën e luanit e merr gjithmonë i madhi, ndërsa atë të çakallit i vogli.

Çfarë nevoje ka për të mbajtur me rroga dhe me vëmendje një tufë deputetësh, në pakicë apo apo në shumicë qofshin, të cilët bëjnë kot sikur kanë gjë në dorë? Ndërkohë që të gjithë e kanë emrin me laps dhe për asnjë vendim të rëndësishëm nuk i ka pyetur kush.

Vini re sa të personalizuar e kanë sherrin dhe sa të vetmuar janë kur nxehen temperaturat e debatit politik në vend. Mos i llogaritni këtu figurantët, që dalin e lexojnë fytyrëvrerosur deklaratat e drunjta nga frëngjitë e partive. Sepse ata shërbejnë për ta bërë edhe më të qartë pamjen dhe më të zymtë perspektivën.

Një parlament me një dhomë e guzhinë dhe me vetëm dy deputetë do të kishte qenë pasqyra më realiste e degradimit të sistemit tonë politik. Dhe sa kohë ata të dy do t’ia dalin ta ruajnë të paprekur statuskuonë, teatri do të vazhdojë njësoj, por thelbi do të mbetet po ai. Shqipëria do të vijojë të rrëshqasë tatëpjetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?