FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patozi: Nëse shkojmë në këto zgjedhje si në dy të fundit, do të asgjësohemi

Deputeti Astrit Patozi u shpreh gjate mbledhjes me dyer te mbyllura se PD duhet të përqendrohet te reforma zgjedhore më shumë se te reforma në drejtësi dhe diskutimet mbi ambasadorët.

Ai tha se nëse për PD-në është e hidhur pjesëmarrja e ambasadorëve në mbledhje grupi, atëherë për PS-LSI-në është turp i ngrënë me bukë.

“Cilido qoftë fati i saj (reformës në drejtësi), ne duhet të përqendrohemi te garancitë për zgjedhjet e ardhshme. Reforma në drejtësi është e pakrahasueshme me to. Zgjedhjet janë sfida jonë reale”, tha Patozi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se nëse PD-ja shkon në zgjedhjet e ardhshme njësoj si në dy zgjedhjet e fundit, opozita do të asgjësohet, raporton Panorama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje si në dy herët e fundit, atëherë do të asgjësohemi”, tha ai.

Sa i përket mbledhjes me ambasadorët, Patozi tha se PD-ja nuk ka zgjedhje tjetër, pasi pjesëmarrja e tyre është pasqyrë e katandisjes së Shqipërisë.

“Nuk kishim zgjidhje tjetër. Është pasqyre e katandisjes së Shqipërisë. Nuk më pëlqen që ata të vijnë në mbledhje, dhe për këtë ne jemi më pak përgjegjës se mazhoranca. Nëse për ne është e hidhur kjo gjë, për Ramën dhe Metën është turp i ngrënë me bukë”, tha Patozi.

Sa i përket miratimit në parim të reformës në drejtësi, Patozi tha:

“Nëse de do të refuzonim ndërkohë që PS-ja dhe LSI-ja kanë rënë dakord do të merrnim një faturë të panevojshme dhe të pamerituar. Duhet ta kishim ngritur më përpara idenë e reformës zgjedhore.

Unë për vete e kisha më të lehtë të bëhesha budist, sesa të pranoja këtë lloj trysnie.

Kemi edhe ne përgjegjësinë tonë që reforma në drejtësi u kthye gati në një fe apo ideologji sunduese. Po kjo tashmë ka kaluar dhe duhet të shohim përpara. Tani që arritëm në këtë pikë, duhet të marrim vendimet e duhura”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?