PD: A po i kërkon Arabia votën Ramës kundër OKB-së për vrasjen e gazetarit Khashoggi?
Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike Kreshnik Çollaku i bën thirrje qeverisë shqiptare që të bëjë transparencë mbi vizitën në Arabi Saudite të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Çollaku shprehet se Tirana Zyrtare nuk mund të ofrojë mbështetje ndërkombëtare ndaj vrasjes se gazetarit opozitar saudit, Jamal Khashoggi.

Në vijim, Çollaku hedh dyshime se vizita e Ramës ka të bëjë me hetimin e ngjarjes nga OKB, e cila pritet të dalë me një rezolutë kundër Arabisë lidhur me vrasjen e gazetarit opozitar saudit Jamal Khashoggi. Dhe për këtë arsye, Arabia Saudite po lobon për marrjen e sa shumë votave që të rrëzohet rezoluta e OKB-së, dhe kjo vizitë e Ramës i shërben këtij qëllimi.
Reagimi i plotë nga Kreshnik Çollaku

Tirana Zyrtare nuk mund të ofrojë mbështetje ndërkombëtare ndaj vrasjes se gazetarit opozitar saudit.
Ndërsa ka një komision hetimor nga OKB për vrasjen e gazetarit opozitar saudit Khashoggi, dhe çështja shpejt mund të paraqitet në OKB dhe të dënohet me anë të një rezolute ky akt brutal…, Arabia Saudite është në një veprimtari të gjerë diplomatike për të siguruar mbështetje në rast të votimit të kësaj rezolute në OKB.
Në këtë konduktorë të çuditshme ndërkombëtare, kryeministri Rama instalohet prej disa ditësh në vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.
Në rrethet diplomatike përflitet “negocim” për mbështetjen e votës së Shqipërisë në kundërshtim të kësaj rezolute në OKB.
Çështja e zhdukjes së gazetarit opozitar saudit është çështje parimi dhe standardi ndaj lirisë së mendimit. Kjo çështje ka ndarë qartësisht vendet e qëndrimet në vende e lidera pro, apo kundër Lirisë.
Kryeministri Rama ka detyrim të bëjë publike termat dhe çështjet e biseduara gjatë vizitës në Arabinë Saudite dhe mbi të gjitha të deklarojë pa ekuivok nëse ka premtuar apo jo votën e Shqipërisë në OKB në mbështetje të këtij akti kriminal dhe të dënueshëm në çdo standard ndërkombëtar..
Mesazhi i Berishës që shtangu sot gazetarët: A keni frikë se do keni fatin e Jamal Khashoggi?

Ish-Kryeministri përshëndet gazetarët në Kuvend
Dhe një gjë të tillë e paralajmëroi ish-kryeministri Sali Berisha, i cili para se të niste seanca plenare sot në Kuvend, i shtangu gazetarët që qëndronin në pritje të nisjes së seancës, ku Berisha u ka drejtuar atyre një pyetje:
“Si jeni, a keni frikë se do keni fatin e Khashoggi-t?”, u shpreh Berisha ndërsa shoqërohej edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Kjo pyetje ka shtangur për një moment gazetarët, pasi siç dihet Jamal Khashoggi nuk është një emër i panjohur. Bëhet fjalë për rastin e gazetarit Jamal Khashoggi të vrarë pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll që më 2 tetor 2018. Ai ishte kritik i njohur i qeverisë saudite, ndërsa vetë Arabia ka pranuar vdekjen e tij.
/ H. M – Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

