PD: Balla gënjeu për trafikantin Bego, ja provat e reja (VIDEO)
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, përmes një deklarate për mediat, ka reaguar ndaj deklarimeve të djeshme të Taulant Ballës, sipas të cilit ai është njohur me Edmond Begon në vitin 2015 në xhaminë e Dragostunjës.
Boçi i konsideroi mashtrime deklarimet e Ballës dhe solli prova të reja sipas të cilave Taulant Ballad he Edmond Bego kanë njohje më të hershme.
Demokrati iu referua sërish sistemit TIMS, pikërisht datës 7 korrik 2014, ku Balla ka udhëtuar me Edmond Begon. Kontrolli i dy pasaportave është bërë brenda 2 minutave cka tregon se kanë qënë pas njëri tjetrit, tha Boçi.
Më tej ai përmendi datën 22 shtator 2014, dhe në këtë rast kontrolli për Ballën dhe Begon është bërë brenda 1 minute. Deputeti demokrat deklaroi se vetëm në vitin 2014, Balla dhe Bego kanë udhëtuar së bashku jashtë vendit plot 12 herë.
KOHA JONË SONDAZH

