PD denoncon: Procesi i rindërtimit në Tiranë vetëm për militantët! Reagon Veliaj: Basha në situatë dramatike, por aspak serioze

Partia Demokratike dhe Bashkia e Tiranës kanë shkëmbyer sot replika lidhur me procesin e rindërtimit në Tiranë. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa denoncoi procesin e rindërtimit. Sipas saj, ky proces në Bashkinë e Tiranë është abuziv dhe selektiv. Zhupa tha se Bashkia e Tiranës po shpërblen në mënyrë të paligjshme militantët e partisë në pushtet. Ndërkohë Bashkia e Tiranës deklaron se PD ka ngatërruar emrat e personave që u referohet në denoncim.
“Kur mijëra njerëz jetojnë ende në çadra apo në pasigurinë e qerasë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, po i rindërton Lulzim Agës një godinë njëkatëshe, në mënyrë të paligjshme. Pak javë më parë, vetë Erion Veliaj ishte këtu për të inauguruar nisjen e rindërtimit. E ka bërë këtë, edhe pse e di se ligji ia ndalon këtë, kur një person i dëmtuar ka më shumë se 1 banesë në pronësi”, tha Ina Zhupa gjatë deklaratës së saj.
Pas kësaj deklarate, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha. Veliaj e quan dramatike situatën brenda Partisë Demokratike përderisa kjo forcë politike për të disatën herë radhazi arrin në nivelin e shpifjeve të tilla publike, por megjithatë fton qytetarët të mos e marrin seriozisht, pasi as vetë kreu i saj Lulzim Basha nuk e ka marrë ende seriozisht partinë që drejton. “Situata me tërmetin serioze, por aspak dramatike. Situata me PD është dramatike, por aspak serioze. Tjetër Lul Ali Aga, tjetër Lul Shaban Aga, e tjetër Lul Gjum Aga,” shprehet Veliaj. Në një deklaratë zyrtare Bashkia e Tiranës përgënjeshtroi deklaratën e përfaqësueses së PD, Ina Zhupa, e cila tha se shtetasi Lulzim Ali Aga nga Vishnja e Vaqarrit ka përfituar nga Programi i Rindërtimit, ndërkohë që zotëron 4 prona të tjera dhe duhet të përjashtohej si përfitues, por nga dokumentet e publikuara nga Bashkia e Tiranës. Sipas Bashkisë së Tiranës, PD ka ngatërruar person dhe shtëpia në të vërtetë i është ndërtuar Luli Shaban Agës.
Situata me termetin serioze, por aspak dramatike.
Situata me PD eshte dramatike, por aspak serioze.
Tjeter Lul Ali Aga, tjeter Lul Shaban Aga, e tjeter Lul Gjum Aga
Bashkia TR i përgjigjet PD: Ngatërroi Lulin e tërmetit me Lulin e 4 vilave pas tërmetit https://t.co/h5cArv16tW
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) January 5, 2021
KOHA JONË SONDAZH

